Shperthen nga zjarri Nenstacioni i vjeter Elektrik i Gjirokastres. Ka qene tejngarkesa ne rrjet ajo qe ka reflektuar tek celesi kryesor i percjelljes se linjes elektrike qe furnizon te gjithe fshatrat e Gjirokastres dhe nje pjese te qytetit.

Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat zjarrefikese te cilat kane bere te mundur evitimin e flakeve ne rrjetin tjeter elektrik qe lidh Nenstacionin e ri me ate te vjetrin. Pasojat e zjarrit qe perfshiu nenstacionin e vjeter elektrik do te reflektojne gjate oreve ne vijim pasi ne terr po qendrojne momentalisht mijera banore te fshatrave perreth Gjirokastres dhe ajo cfare e ben me delikate situaten, qendron ne faktin se Nenstacioni Elektrik i Grapshit, nuk merr korrent per ta percjelle per ne fshatrat e Dropullit dhe me poshte.

Nga Saranda eshte nisur grupi i specialisteve per te rikuperuar demin e shkaktuar nga zjarri i rene. Grupi Hetimor ka shkuar ne vendngjarje dhe po analizon pasojat qe shkaktoi shperthimi i zjarrit i cili oshetiu ne te gjithe Gjirokastren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu