Ne Shtepine e te Moshuarve Coronavirusi po ben kërdinë.

Ndonese jane vaksiniar 10 dite me pare me vaksinen me te mire ne planèt “Pfizer” nuk kane shfaqur imunitet ndaj virusit te rrezikshem.

Vec drejtorit dhe kryefinancieres se ketij institucioni, jane prekur edhe tre te moshuar fill pasi kane kryer vaksinen AntiCovod ne trupin e tyre.

Lajmi nuk kundershtohet nga NJVKSH Gjirokaster.  Epidemiologu Arenc Brahimi ka deklaruar se personat e prekur me COVID-19 në Gjirokastër pas marrjes së vaksinës kanë pasur shenja para këtij procesi por nuk kanë treguar në momentin kur janë pyetur nga stafi i NJVKSH.

Brahimi thekson se janë në total pesë persona që kanë rezultuar pozitiv, mes tyre dhe drejtori i institucionit të cilët pasi kanë marrë përgjigjen e tamponit po marrin trajtim mjekësor dhe po qëndrojnë në izolim te plote. Brahimi u shpreh se janë testuar edhe personat me të cilët ata kanë pasur kontakte.
Te pese personat e infektuar, jane treguar të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që kanë pasur kontakte me persona pozitivë para dy tre ditësh. Kur kane marrë vaksinën dy dite me pas, kanë shfaqur temperaturë. Me pas, atyre i’u eshte marre tamponi nga ku rezultuan pozitivë. Te pese personat e Azilit te Pleqve ndodhen te izoluar dhe gjendja shendetesore deri tani paraqitet e stabilizuar me temperature poshte 38 grade.

Rjedhimisht nisur nga kjo situate janë testuar të gjithë personat e tjerë, kontaktet e tyre. Vaksina “Pfizer” nuk ka dhene efekte anësore tek personat e prekur me Coronavirus dhe as ka shfaqur reaksion. Tek ata persona që janë të prekur para kryerjes se vaksines, nuk jep efekt mbrojtje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu