Në qytetin polak të Swinoujscit palombarët dhe forcat xheniere të ushtrisë arritën të bënin një  shpërthim të telekomanduar një bombe e cila datonte që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bomba 5-tonëshe Tellboy kur shpërtheu shkaktoi një zhurmë shumë të fuqishme dhe uji u ngrit lart në formën e një kërpudhe.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati asnjë person të lënduar, por banorët në zonat përreth ndjenë një tronditje të madhe.

Bomba u hodh nga Forcat Ajrore Mbretërore në një sulm ndaj një anije luftarake naziste në 1945 dhe u zbulua vetëm vitin e kaluar gjatë pastrimit afër qytetit port të Swinoujscit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu