Rilindja ne Gjirokaster, po hedh ne treg edhe armaten e pensionisteve per te ofruar show e radhes ne keto dite tragjike qe ka kapur Shqiperine.

Nje prej pensionisteve qe e shikon ne cdo miting te Rilindjes, e shikon ne cdo event ku shkon Cuculi dhe Kumbarxhia, e shikon tok me Golemin teksa perqafohen, e shikon ne varrezat e deshmoreve si pasardhese e tyre, e shikon si pritese e “personaliteteve” te PS ne raste perkujtimesh cdo 5 maj, 18 Shtator apo dhe 29 Nentor, e shikon ne balle te mitingjeve te Rilindjes ne Dunavat, Manalat, Cfake, Granice, Picar, Golem, Fushebardhe etj.

Pra Xhevahire Xhiku ka qene sot “kryelajmi” per mediat ne Gjirokaster te cilat e kane marre per konsum dhe transmetim pa ndonje skanim dhe pa shtruar disa pyetje PERSE ??

Zonja Xhevahire sipas saj se kush nuk e pa, prej 15 mije lekesh dhe direkt shkoi tek nje banke e nivelit te dyte per t’ia dhuruar fondit te ndihmave nga familjet e prekura prej termetit.

E gjithe kjo skene, ishte “spontane” ne dukje nen nje regji mediokre te orkestruar nga zyrat e Bashkise se Gjirokastres pasi aty per aty “mbine” mediat prane qeverise per te zbuluar lajmin e madh.

Nese zonja Xhevahire do te kishte zgjedhur heshtjen, impakti do te ishte akoma dhe me shume pozitiv por ne kete rast, duket se nuk eshte nje veprim i saj por nje mendesi arkaike dhe shume e lexuar qe ne krye te veprimit. Ndihma qe jepet qofte kjo dhe monetare, nuk mundet te ekspozohet, ashtu sikurse nuk duam te besojme se leket e Xhevahires per familjet e prekura nga termeti, nuk kane qene te pensionit te saj, por te nje deputeti, deputeteje me korrenspodence, apo dhe ndonje zyrtari te larte vendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu