Prej mbrëmjes së djeshme deri në orët e drekës së sotme në Gjirokastër janë bllokuar 14 makina luksoze, ndërsa drejtuesit e tyre janë shoqëruar. Jugulajm.net raporton se policia ngriti 7 pika kontrolli  në akse të ndryshme të rrugëve nacionale të qarkut të Gjirokastrës duke bllokuar makinat luksoze me dokumentacion me probleme, mes tyre Mercedez-Benz dhe Jaguar.

Operacioni u zhvillua disa orë pas zhvillimit të analizës vjetore të drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu në Gjirokastër. Një burim i tha Jugulajm.net se një ndër porositë e tij ishte që të ngrihen sa më shumë pika kontrolli për të goditur mjetet e parregullta të luksit por edhe e ndalimit te personave në kërkim. Disa orë pas largimit të Veliut nga Gjirokastra, strukturat nisën zbatimin e porosisë duke bllokuar makinat me dokumentacion të parregullt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu