Shkarkohet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Gjirokastër Krenar Kulla. Gjithcka eshte mesuar mesditen e sotme ne mbledhjen e te ashtuquajturit Keshill Bashkiak i dale nga zgjedhjet ilegjitime te 30 qershorit te ketij viti te thirrura nga PS.

Shefi i kabinetit te kryetarit te Bashkise se Gjirokastres Nertil Nebiaj, ka speguar perpara keshilltareve ilegale te Gjirokastres, arsyet e ketij shkarkimi. Sipas zotit Nebiaj, sekretari i Pergjithshem i Bashkise se Gjirokastres Krenar Kulla, prej 1 gushtit e deri me sot nuk është paraqitur në ambjentet e Bashkise Gjirokaster dhe kesisoj eshte ndermarre procedura per shkarkimin e tij ne baze te te gjithe dispozitave qe percakton Statusi i Nepunesit Civil.

Kujtojme zoti Kulla ka mbajtur kete post ne administraten e meparshme te drejtuar nga ish kryebashkiakja Zamira Rami. Krenar Kulla ka mbajtur edhe postin e kreut te LSI Gjirokaster.

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak dale nga zgjedhjet ilegjitime te 30 qershorit te ketij viti, eshte karakterizuar nga mungesa e debateve. Në rend të ditës kane qenë shpërndarja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë që trajtohen me asistencë sociale për periudhën nga 1-30 shtator, sistemimi i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër, përdorimin e fondit rezervë etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu