Gjyqtarja Irena Brahimi kaloi në “sitën” e Vettingut në korrik të këtij vitit. Edhe pse ndaj saj u kërkuan inspektime shtesë, sërish Brahimi ia doli që të kualifikohej duke bindur trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ndërkombëtarët se kishte ushtruar me devotshmëri detyrën e saj.

“Në datë 07/21/2020 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton së pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.7.2020, vendosi: 1.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër,”-shkruhej në njoftimin e KPK-së.

Gjatë seancës u hodhën dyshime lidhur me pasurinë e saj dhe me disa denoncime që pretendonin se gjyqtarja ishte e përfshirë në veprimtari të paligjshme, por u la pa përmendur një detaj. Bëhet fjalë për një çështje të gjykuar nga Brahimi. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës ka çuar për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurit me iniciale H.D., e cili akuzohej për “shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Drejtuesi i mjetit u prangosur më 24.07.2016 në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Mashkullorë. Vetëm pak orë më parë në të njëjtin vend ishin përplasur dy automjete, dhe si pasojë ndërruan jetë 5 persona dhe u plagosën 3 të tjerë. Shoferi me iniciale H.D., u dënua në shkallën e parë me 6 vjet heqje lirie, por vendimi u zerua pasi ai u shpall i pafajshëm nga gjyqtarja Irena Brahimi. Për ta pasur edhe një ide më të qartë, në videon e mëposhtme H.D por drejton mjetin ngjyrë gri, i cili ka përplasur makinën që po vinte në drejtim të kundërt me të duke shkaktuar edhe të vdekur.

Nuk dihet se cilat janë arsyet që kanë çuar gjyqtaren në shpalljen e pafajsisë, megjithatë rasti nuk u përmend gjatë seancës dëgjimore nga KPK-ja.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu