Koha e keqe ka agravuar edhe më tepër situatën në fshatin Katundisht, Bashkia Këlcyrë, ku një muaj më parë, katër banesa u shembën si pasojë e rrëshkitjes së terrenit nga shirat.

Në 24 orët e fundit shirat kanë rifilluar në këtë rajon dhe problematika qëndron e njëjtë.

Infrastruktura rrugore e fshatit është dëmtuar, aq sa janë izoluar në komunikim katër lagjet e sipërme të Katundishtës, duke lënë pa komunikim me pjesën tjetër të fshatit gati 100 banorë.

Këta të fundit madje banorë të moçëm shprehen, se kjo kohë e keqe nuk ka bërë vaki prej dhjetëra vitesh e aq më tepër që rrëshkitja e rrugës është një fenomen i ri për këtë fshat.

Nga ana e saj Bashkia e Këlcyrës ka dërguar në terren specialistë për të inspektuar situatën në vend por që investimi për ringritjen e trashesë që ka rënë, kërkon fonde jashtë fuqisë reale financiare që ka kjo bashki e vogël në Qarkun e Gjirokastrës.

Megjithatë për kryeplakun e fshatit Katundisht Aliko Muho, banorët sidomos të katër lagjeve të sipërme të Katundishtës, e kanë të vështirë të qarkullojnë.