Rruga “Bajo Topulli” ne lagjen Dunavat I, eshte shembur si pasoje e rreshjeve te shumta te shiut gjate diteve te fundit. Momenti kur eshte shembur kjo rruge e cila gjendet ne hapesiren jugore te baneses se madhe te Cerciz Topullit, eshte degjuar nje zhurme nga ku eshte shoqeruar me tronditje.

Banorja me e vjeter e lagjes, e shpreh me fjale ate cfare ndodhi nderkohe qe dhe banore te tjere te lagjes, e kane perejtuar kete makth. Shembja e kesaj rruge, ka izoluar banoret e krahut lindor dhe atij perendimor cka u duhet te levizin ne monopate alternative deri ne permiresimin e plote te infrastruktures. Bashkia e Gjirokastres permes Agjencise se Sherbimeve Publike, po nderhyn ne terren per krijimin e nje bazamenti fundor qe do te ishte rrjedhimisht hapi i pare per ndertimin e rruges se gurte.

Nderkaq kreu i Sherbimeve Publike Ylli Muho, ka kerkuar bashkepunim me DRKK si e vetmja rruge per te dale nga situata ne momentet kur ngjarje te tilla ndodhin ne pjesen e mbrojtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu