Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Gjirokastër, Prof. Dr. Tritan Shehu, Intervistë në Tv 24 News:

Ata qe u mblodhen mbreme ne ate bunker jane pa asnje funksion ne PD, pra cdo „vendim“ i tyre eshte nul.

Kjo eshte vetem nje ngjarje tragjiko-komike e paralajmeruar.
Komike per publikun, tragjike per „aktoret“ e saj, qe jane jashte realitetit.
Shkaku i ngjarjeve shpesh kuptohet duke u analizuar ne retrospektive, edhe i deshtimeve.

Ndodhi me 2017 „cadra“, me tej u dorezuan mandatet duke i lene „fushe te lire“ Rames per te bere si te desheronte me ligjet, kodet, Kushtetuten si dhe pushteti vendor.
Pra PD u zhvesh nga cdo pushtet e mundesi, gje qe u pasua me hapa te tjere demtuese per ate, per te ardhur deri me sot.

Tashme eshte e qarte se keto nuk ishin as rastesisht e as gabime.
Ishin pjese e nje strategjie te qellimeshme per t’i lene pushtetet Rames e cveshur PD nga ato.
Ngjarjet e dites se shtune, dhuna e perdorur mbi demokratet ne Seline e PD nga brenda saj e nga policia e thirur nga te “ngujuarit” brenda Selise, tregoi edhe me shume.
Tregoi se tek ata te ngujuar ne ate bunker nuk ka asnje ndjenje, asnje reaspekt ndaj antareve te PD.

Perkundrazi ka nje dashakeqesi patologjike per ata, qe u be shkak i gjenerimit te dhunes mizore mbi militantet ne ate oborr.
Dhe ata ishin mbledhur aty vetem per te hapur PD per te gjithe.

Ne fakt nga ai “bunker” po pregatitet edhe nje liste e re “perjashtimesh”, me emrat e atyre 44 mije antareve, qe votuan ne ate referendumu per shkarkimin e Bashes.
Por asgje nuk do ndodhe ne te vertet.
Keto jane vetem iluzione te te „ngujuarve“, deformime te tyre ne perceptimin e realitetit.
Tashme PD ka hyre ne rrugen e ringritjes se saj, qe neser te rrezoje edhe kete rrregjim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu