Nga Tritan Shehu ish minister i jashtem

Rama nuk duhet te perserise gabimin tragjik antiamerikan me Rezolutat ne OKB e Konferencen Islamike.
Ne ceshtjet globale te sigurise ne ndjekim ShBA.
Vete fakti i involvimit te ShBA keshtu ne Lindjen e Mesme forcon besimin ne Paqe ne ate Rajon kaq te komplikuar.Plani Trump i paqitur dje per zgjidhjen e konflikteve te zgjatura e te veshtira Izrael- Palestine, tregon per interesin e madh qe kane ShBA ne ate zone, stabilitetin e saj, duke perbere kjo garanci per te ardhmen.
Prezantimi ne linja te pergjitheshme i ketij plani te komplikuar paqeje tregoi se ai eshte nje projekt i gjere jo thjesht territoresh, i shtrire ne 4 vite, qe fillon nga kufijte, tek Kryeqytetet, krijimi i shtetit te Palestines me ambasade te ShBA ne ate, minimizim te influencave te grupeve terroriste e radikale ne Palestine e zone, shperndarje te Hamas, investime 50 Miliard $, bashkim me tunel te West Bank me Gazen, njohjen e Jeruzalemit si Kryeqytet te Izraelit, zgjidhje te zonave te shenjta, te ceshtjeve me Jordanine etj.
Trump, qe e konsideroi si shansin e fundit per Palestinen kete zgjidhje me akoma shume te panjohura, deklaroi se ajo keshtu dyfishon territorin e kontrolluar prej saj.
Qendrimi i Trump eshte i qarte, duhet nje Palestine shtet ligjor dhe e zhvilluar, ne menyre qe ata qe po e mbajne si rezervat terrorizmi te mos gjejne me terren per ta arritur kete, nje Palestine ne bashkejetese me Izraelin e vendet e tjera te Rajonit.
Izraeli e mbeshteit plotesisht kete opsion, Palestina per momentin jo, megjithate gjerat shpresojme te evoluojne pozitivisht edhe aty, duke pasur impenjimin e garancine amerikane.
Per Shqiperine e shqiptaret, pavaresisht rolit tone jo aktiv aty, nuk duhet te kete asnje dyshim a vonese ne mbeshtetje te ketij projekti per te cilin ShBA, te cilat ne ndjekim ne ceshtjet e sigurise globale, jane involvuar kaq fort per sot e per neser.

Rama nuk duhet te perserise gabimin tragjik antiamerikan me Rezolutat ne OKB e Konferencen Islamike.Ne ceshtjet globale te sigurise ne ndjekim ShBA.Vete fakti i involvimit te ShBA keshtu ne Lindjen e Mesme forcon besimin ne Paqe ne ate Rajon kaq te komplikuar.

Gepostet von Tritan Shehu am Mittwoch, 29. Januar 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu