Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka qene i ftuari i dites ne Tv Ora.

Ne nje interviste per kete televizion, Shehu ka folur rreth Kongresit te fundit te Partise Demokratike.

Nder te tjera deputeti Shehu eshte shprehur:

Ky kongres transmetoi domosdoshmerine e te qenit se bashku, vlerat historike, prurjet e reja. Keshtu ndodh ne cdo parti demokratike ne bote. Kjo eshte jetike per nje parti si PD qe synon maxhorancen absolute. Edhe ndryshimet kushtetuese synuan ketu se bashku me hapjen e metejshme, thellimin e decentralizimit e liberalizimit te PD. Por u ruajten kolonat kryesore politike te Qendres se Djathte, parimet e PPE.

Sot kryetar i PD eshte Basha me nje vizion te ri, perendimor. Kongresi u perqendrua dhe te analiza e masakres zgjedhore si dhe per ate cfare nuk ka funksionuar si duhet nga struturat tona, kjo do vazhdoje muajt qe vijne. Krimi elektoral i 25 Prillit nuk do te ngele i pa korregjueshem e i pa denuar.

PD nuk ka nevoje per riberje a rikrijim, por per nje proces te vazhdueshem persosje. PD mbart meritat e vlerat e arritjeve ne keto 30 vite si dhe shpresat e shqiptareve. PD nuk ka bere ndonje turp edhe kur nuk ka fituar, mund te kete gabuar diku, por jo turp.

Modernizimi nuk behet ne nje cast, eshte nje proces shume i gjere e i pa nderprere. PD do shfrytezoje te gjitha hapesirat per nje lufte opozitare te forte, te qarte, sallat, institucionet, partneret, rruget, sheshet etj.

Mos harojme se rregjimet rrezohen. Ndryshe e ardhmja do te jete edhe me eret dhe e rrezikeshme per vendin. Bashkepunimi me aleatet do te vazhdoje. Por motori kryesor, shpresa e ndryshimit eshte PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu