Drejtuesi politik i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka qene i ftuar sot ne emisionin e mengjesit ne Vizion Plus.
Nder te tjera Shehu eshte shprehur se:
PD dhe opozita do te fitojne ne Gjirokaster. Qarku i Gjirokastres i diskriminuar per 8 vite te ketij rregjimi.
Rama nga paniku i hoqi nje deputet Qarkut duke e diskriminuar perseri. Ky Qark mbas 25 prillit do rimare vlerat e tij, institucionet qe ja kane larguar.
Shume shpejt do te rivendoset edhe Pushteti Lokal demokratik. Nuk ka asnje menaxhim te pandemise Covid.
Gjendja eshte krejt jashte kontrollit. Numri i infektimeve te reja, humbjet e jetes, nder me te lartat ne Bote.
25 Prilli eshte thelbesor per perballjen edhe me pandemine e mbeshtetjen e qytetareve per t’i nxjerre nga kjo katastrofe.