Ish deputeti i PD-së, per Qarkun Gjirokaster, njëkohësisht mjeku Tritan Shehu në një lidhje live për Ora News akuzoi qeverinë që u bë shkak për kthimin në zonë të kuqe të qarkut të Gjirokastrës me organizimin e aktivitetit të makinave retro ose siç e cilësoi ai një ‘bombë biologjike’.

Shehu tha se ishte një aktivitet i panevojshëm i cili u kthye në një vatër infektimi të madh që prishi gjendjen e qetë që ishte në atë qark.

Shehu: Papërgjegjshmëri, cinizëm dhe koncept për propagandë të Rilindjes. Po të shohësh kohën kur u zhvilluar aktiviteti 24-25 tetor, grumbullim shumë i madh i njerëzve për disa makina të vjetra, ardhja e një numri të madh njerëzish nga Tirana në një kohë kur rreziku i epidemisë kishte arritur në majat e saj në vend por ai qytet ishte relativisht i qetë. Kështu që ai aktivitet u kthyer në një bombë biologjike që unë do ta krahasoja me atë që ndodhi ne 19 shkurt të këtij viti në Bergamo në ndeshjen Atalanta-Valencia ku realisht shpërtheu ajo epidemi e madhe ku dhe sipas specialistëve u bë ndoshta shkak edhe për një përhapje të madhe dhe në Europë dhe në Itali.

1- “Retro”, nje “bombe” biologjike e nje propagande “Gebeliste” te Rilindjes, qe po jep pasoja te renda ne Gjirokaster.
Sistemi shendetesor aty, si ne gjithe vendin, ne kolaps.
Paradoksalisht Spitali Rajonal jashte kesaj perballje.
2- Vendimi per rimbursimin ambulator Covid, nje maskarade:
—Fillon ne Janar dhe le jashte shpenzimet e deri tanishme.
Me mire ta fillonin me 25 prill!!!
—Nuk perfshin medikamentet e shtrejta, shpenzimet per O2 etj.
—Nuk perfshin shpenzimet per tamponin, analizat dhe imazherite.
Aktualisht do duheshin menjehere minimalisht 5000 teste PCR ne dite dhe mijra imunologjike.
Spitalet kryesore te vendit e kapacitet reanimatore duhej te ishin pregatitur e aktivizuar.
Fatkeqesisht mungese strategjie, amulli e plote ne drejtim, mos kordinim, mungese buxheti te dedikuar, qe kane cuar ne kete gjendje jashte kontrollit, pavaresisht punes vetmohuese te personelit te perfshire.
—Sfida per fillimin e vaksinimit Covid ne Dhjetor e me tej per te gjithe popullesine gratis, ne ritmet e BE, thelbesore.
Bazimi tek COVAX per 20% te popullesise e afat deri ne fund te 2021, do te thote ta “cosh” Shqiperine ne Afriken Qendrore!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu