Mund të quhet me plot gojë masakër pyjore kjo që po ndodh në Përmet.

Rruga që të con për në fshatin Lëshicë, të ofron këtë pamje mjeruese. Pemë të reja të prera dhe të lëna pranë rrugës. Egziston një moratorium kombëtar, që ndalon prerjen e pemëve ndërkohë që këtu dora e njeriut të veshur me pushtet është e pamëshirshme. Njerëzit tregojnë se kjo nismë është ndërmarrë nga Ndërmarrja e Pyje-Kullotave në Përmet me qëllim pastrimin e rrugës dhe evitimin e rrezikshmërisë që ato kërcënojnë jetën e këmbësorëve apo mjeteve që qarkullojnë në këtë aks sekondar në Përmet. Mirëpo nga pamja që të ofron, pemët janë të reja dhe jo të kalbura që mund të përbëjnë rrezik.

Prerja këtu është ndërmarrë pa kriter duke mos përligjur asnjë veprim konkret. Një banor i zonës, ka justifikuar këtë veprim për rrezikun që u kanoset këmbësorëve mirëpo kjo nuk justifikon aksionin e ndërmarrë nga Ndërmarja e Pyjeve dhe Kullotave.

Thanas Nikolla pergjegjes i Pyje-Kullotave ne Permet shprehet per Jugulajm.net se ky akt eshte ndermarre pasi pemet kanosnin jeten e kalimtareve.

Në vitin 2016 qeveria shqiptare miratoi një moratorium për shfrytëzimin e pyjeve dhe ndaloi eksportin e lëndës drusore, por ky ligj nuk e ka ndaluar prerjen e paligjshme të pyjeve përfshirë edhe këtë në Përmet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu