Ka qene nje iniciative e Shoqates Multifunksionale per Kulture, Edukim dhe Zhvillim me drejtuese Loreta Mamanin, per te sensibilizuar qytetaret gjirokastrite qe t’i permbahen rigorozisht rregullave te vendosura qe mbrojne vete ata dhe te afermit e tyre.

Parrulat me beze te bardhe dhe shkruar me ngjyre te kuqe, jane vendosur ne qender te lagjes “18 Shtatori” ne oret e mesdites dhe kane gjetur nje mirekuptim te gjere nga ata kalimtare qe jane gjendur ne oren e fundit te qarkullimit.

Sipas kreut te kesaj shoqate Loreta Mamani, kjo iniciative ndermerret ne kushtet kur sensibilizimi per te ruajtur jetet tona dhe te te moshuarve ne vecanti duhet te jete ne alert te plote. Nuk mundemi te shpetojme pa patur ndergjegjesim dhe sensibilizim nga te gjithe ne apo dhe shoqeria civile pasi kjo eshte nje lufte qe ka prekur te gjithe planetin dhe ku heronjte e vertete, jane ata qe qendrojne ne shtepi dhe qe nuk dalin jashte-shprehet per Jugulajm Loreta Mamani kreu i Shoqates Multifunksionale per Kulture, Edukim dhe Zhvillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu