Rruget rurale qe “celebron” Rilindja nuk behet fjale per cilesi, por vetem per vjedhje apo me e pakta pune shkel e shko. Ka mjaftuar nje dite me shi dhe rruga rurale qe lidh Memaliajn me zonen e Luftinjes, te pesoje demtime serioze.

Investimi qe u perurua dy muaj me pare me nje fond prej 2 milione eurosh nga FSHZH, duket se i ka dhene frytet e veta. Kjo rruge e cila lidh disa fshatra me nje popullsi totale prej 3 mije banoresh, ende pa u thare boja e ziftit te hedhur si ne mote elektorale te Rilindjes, po peson te njejtin fat si te gjitha rruget rurale ne Qarkun e Gjirokastres qe kane pasur per aktor mbeshtetes financiar qeverine shqiptare, ate vendore apo dhe fondacionet satelite te Rilindjes.

Aksi ne fjale eshte i gjate 12 km dhe ne te jane hedhur 2 milione euro. Vecse duhet te ishte me kanal kullues apo dhe vepra te tjera te artit, rruga e Luftinjes eshte ngushtesuar duke mos zbatuar projektin fillestar.

Kjo perkthehet vjedhje ne kufijte e absurdit qe si gjithmone Rilindja eshte aktore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu