Kryesuesi i listes se kandidateve per deputete i PD per Qarkun Gjirokaster Prof.Dr.Tritan Shehu, ka denoncuar investimin ne rrugen e Luftinjes qe lidh aksin nacional Memaliaj-Tirane me fshatrat e Njesise Administrative Luftinje.

FSHZH ka investuar 99 milione lek te rinj per meremetimin e kesaj vepre me gjatesi 15 km. Shpeshhere kandidatet e PS krenohen me kete investim abuziv dhe teresisht korruptiv madje duke prodhuar dhe klipe promocionale elektorale qe deformojne realitetin.

Ne gjatesine e kesaj rruge duken gjurmet e korrupsionit pasi ka fragmente te tera te paasfaltuara, carje te saj ne disa vende, ngushtim dhe asnje permbushje e projektit ne baze. Zoti Shehu konfirmon se ky investim eshte deshmi e qarte e nje afere korruptive qe ka prodhuar maxhoranca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu