Teksa numri i të prekurve me Covid-19 në vend shkoi sot në 44, kyeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim për mediat për të dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket situatës me pandeminë.

Sipas shefit të qeverisë, nëse mendojmë se rreziku ka kaluar do të kthehemi sërish në fillim. Madje, kryeministri kërcënoi me karantinim deri në daljen e vaksinës.

“Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush. Jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tre ditë kemi më shumë shtirme se sa në kulmin e pandemisë”, tha Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu