Rritja e cmimeve te ushqimeve te shportes, ka sjelle pakenaqesi tek banoret e qytetit te Memaliajt.

Tregtaret jashte kamerave pohojne se rritja e ushqimeve nuk ka ardhur prej tyre, por prej grosisteve qe i shesin keto asortimente me shume se vlera reale e saj. Ne keto kushte edhe vete keta tregtare detyrohen te ofrojne cmime me te larta per konsumatoret. Mirepo Memaliaj konsiderohet si qyteti me i varfer ne Qarkun e Gjirokastres ku papunesia eshte ne nivele shume te larta dhe se fuqia blerese ditet e fundit ka rene ndjeshem.

Vec kesaj perllogarit edhe braktisjen e ish qytetit te minatoreve nga mosha kryesisht te reja. Banoret e ngelur ne kete qytet, jane kryesisht pensioniste, pjestare te administrates publike dhe te rinj qe jenden te papune rrugeve.

Rritja e cmimeve te ushqimeve eshte reflektuar tek shitoret ushqimore ku tregtaret pohojne se ne 10 ditet e fundit fuqia blerese ka rene ne masen 50%. Nga ana tjeter banoret e qytetit te Memaliajt, pranojne se ekonomia familjare eshte ne prag rrenimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu