Kreu i Urgjences Kombetare Skender Brataj, i ftuar ne emisionin “Opinion” ne tv Klan pyetjes, se: ”Perse eshte rritur numri i te infektuarve me Covid ne Gjirokaster?- I’u pergjigj ne menyre foshnjarake, te papergjegjshme dhe idioteske.

“Gjirokastra eshte qytet kufitar dhe si i tille ka shume hyrje dalje me Greqine fqinje”. Kjo ishte pergjigja e ”rilindasit” me bluze te bardhe Brataj.

Ne kete menyre ‘rilindasi’ Brataj, eshte perpjekur te anashkaloje hatane e ”rilindjes” me aktivitetin skandaloz ”RETRO” te zhvilluar ne Gjirokaster, ku gjithe gjirokastritet e dine fare mire, se vetem pak dite me pas plasi ”bomba” e infektimeve ne qytetin e tyre.

Dikush duhet t’a veje ne dijeni kete te papergjegjshem te ”rilindjes”, se Shteti Grek ka disa muaj qe e ka mbyllur kufirin me Shqiperine dhe si pasoje nuk leviz askush, as te hyje dhe as te dali ne te dy anet e kufirit.

Kohe me pare te gjitha levizjet kryheshin me fleten e pergjigjes se tamponit ne dore te cdo udhetari dhe e cila ishte efektive per 24 oret e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu