Cmimi i bukes eshte rritur me 20 leke ne Gjirokaster.

Shume furra buke e kane justifikuar rritjen e cmimit te bukes me kostot si dhe me rritjen ne tregun e pergjithshem te dritherave. Mirepo marifeti qendron gjetke per pronaret e furrave te bukes ne Gjirokaster. Cmimin e kane mbajtur te njejte te nje buke masive, nderkohe qe kane ulur gramaturen ne perqendrimin e brumit duke mos rene ne sy te konsumatoreve.

Keta te fundit e kane ndjere kete gje ne peshen e bukes e cila nuk ka qene e njejte si e disa diteve me pare qe kur u paralajmerua rritja e cmimit.

Te pyetur nga Jugulajm.net qytetaret kane shprehur revolte per kete veprim dhe njekohesisht kane bere fajtor Edi Ramen apo dhe agjencite shteterore qe merren me disiplinimin e cmimeve te ushqimeve te shportes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu