Popullsia rome ne lagjen “Zinxhira” ne qytetin e Gjirokastres eshte teresisht ne kushte te pambrojtura nga virusi i rrezikshem. Jane gati 500 familje te perqendruara ne Gjirokaster ku perballen me rrezikun e prekjes se COVID-19 dhe aq me shume askush nga autoritetet vendore, nuk ka denjuar t’u shkoje per t’i furnizuar me ushqime ashtu si dhe shtresat e tjera ne nevoje ne Gjirokaster.

Bashkia e Gjirokastres vecse show-t mediatik qe po ndermerr perdite neper familjet e varfera me autoparlantet mediatike publike dhe mediat virtuale te financuara nga drejtoret e RILINDJES, nuk e ka pare te udhes te furnizoje kete komunitet i cili gjendet ne kushtet e mbijeteses dhe pa furnizim bazik ushqimor sic eshte buka.

Njeri prej banoreve rome, ne kushtet e indiferences nga pushteti vendor, i ka derguar video ish deputetit demokrat te Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu ku panoramon situaten e jashtezakonshme dhe uleritese qe mbreteron ne gjirin e ketij komuniteti. Ata jane vetkarantinuar per 10 dite por ne kushtet kur e kane te pamundur te sigurojne buken e perditshme permes punes, kane ngelur teresisht te paushqyer. Nga ana e tij ish deputeti Tritan Shehu apelon per nderhyrje emergjente ne furnizim me ushqime dhe medikamente mjekesore dhe pajisje mbrojtese rezistente ndaj COVID-19 pasi neser do te jete shume vone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu