Dy objekte murale te pazakonta ne traditen shqiptare te varrosjes se njerezve, mbajne te betonuara ne brendesi, eshtrat e 108 banoreve te hershem te fshatit Kosine ne Permet.

Kater punetore te cilet nuk u shprehen se nga kush paguheshin per keto dy murale, punonin edhe sot per te betonuar ne brendesi eshtrat te cilat 15 vjet me pare u shiten si te ushtareve greke nga prifti i zones At Vasil Themollari.

Greqise i duheshin 15 vite te bindej me prova shkencore se keto eshtra nuk i perkisnin ushtareve greke, por banoreve te hershem te ketij fshati. Rivarrosja e djeshme murale e eshtrave te 108 banoreve te ketij fshati, eshte kryer nen nje ceremoni teresisht konfidenciale larg syrit te mediave. Aq e fshehte ka qene kjo ceremoni, saqe pakkush nga banoret e Kosines kishte dijeni.

Shumica e banoreve kane refuzuar te flasin per kete ngjarje e cila deshmoi se denoncuesi i ketij skandali Altin Ballabani po nga ky fshat, ka pasur te drejte kur thoshte ne shtator te 2006 se greket dhe prifti i fshatit vodhen dhe beren tregti me eshtrat e te pareve te Kosines.

At Vasil Thomollari apo dhe autoritetet vendore te Permet nuk kane dashur te prononcohen per kete ngjarje duke marre mbi vete nje mister.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu