Filmi “Koncert në vitin 1936” u shfaq pikërisht në vendin ku është xhiruar 44 vjet më parë ne qytetin e Libohovës. Vepra  e regjisorit me origjine nga Libohova Saimir Kumbaro, me skenar të Kiço Blushit e Dhimitër Shuteriqit dhe muzikë të Limos Dizdarit, ka ringjallur emocione tek te pranishmit.
Restaurimi digjital i filmit “Koncert në vitin 1936” dhe shfaqjet publike të tij, u mundësuan nga “Sezoni i Filmave Klasikë”, një nismë e ACE-Association des Cinémathèques Européennes, mbështetur nga Komisioni Europian. Drejtoresha e Arkivit Qëndror Shtetëror të filmit Marinela Ndria, rrëfen punën kolosale të bëre prej muajit maj.
Negativi origjinal i figurës është në gjendje të dekoloruar, ku kanali i ngjyrës së kuqe ka humbur plotësisht. Falë punës së restauruesve u arrit të bëhet balancimi i ngjyrave.