Pas nje viti te veshtire per shkak te pandemise se Covid 19 dhe nje sere kufizimesh, turizmi ne Gjirokaster ka nisur te gjallerohet.
Sipas pergjegjeses per turizmin ne Bashkine e Gjirokastres Loena Bakuli, deri me tani ne qytetin e gurte kane mberritur mbi 30 mije vizitore, kryesisht vendas. Pazari Karakteristik apo kalaja mbeten dy nga destinacionet kryesore te turisteve te cilet kane mundesine te shijojne peisazhet piktoreske te zones njeherazi te njihen me historine, traditen e kulturen gjirokastrite.
Se fundmi Bashkia e Gjirokastres po organizon fundjavat festive nepermjet se cilave synohet terheqja e me shume turisteve duke i ardhur ne ndihme bizneseve qe operojne ne qytet.
Turizmi eshte nje nga sektoret me fitimprures per familjet gjirokastrite .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu