Kinemaja ne Permet ka qene nje argetim i vecante per adhuruesit e saj sidomos ne vitet ’80.

E nderkohe qe ndryshimet e sistemit e braktisi ekranin e madh nga adhuruesit e vet. Ne Permet kinemaja ka qene funksionale por duhej nje investim total per te rikthyer publikun i cili ka munguar mjaft ne dekadat e fundit.

Pergjate nje viti kinemaja, i’u nenshtrua nje rehabilitimi cka i ndryshoi fytyren e kesisoj edhe logjistiken e nevojshme per shfaqjen e filmave, apo dhe orendite e pershtatshme per publikun.

Mbremjen e djeshme eshte shfaqur filmi “Don’t Look Up” duke çelur keshtu siparin e shfaqjeve te radhes. Kryetarja e Bashkise se Permetit Alma Hoxha, shprehet e entuziazmuar per kete investim te ri dhe ka ftuar te gjitha grupmoshat e qytetit, te shijojne filmin ne ekranin e madh magjik te kinemase.