Kinemaja ne Gjirokaster eshte pajisur me teknologjine e fundit te transmetimit te filmave. Permes programit INTERREG IPA, eshte realizuar investimi prej 7.5 milione lekesh te rinj cka do te mundesoje transmetimin me cilesi absolute te zerit dhe figures.

Per drejtorin e Qendres Kulturore ne Bashkine e Gjirokastres Bledi Kaci, investimi me i fundit ne kinemane e qytetit, e rikthen ate pas shume vitesh prane publikut i cili e ka mirepritur riceljen e ekranit te madh te kinemase ne qytetin e gurte.

Nga ana tjeter Arben Papadhopulli nga Qendra Kinematografike, spegon se ky projekt beri te mundur qe vec aparatures projektuese te figures, si aksesor eshte edhe fonia e re. Investimi i fundit ne kinemane e Gjirokastres ne aparatura daton ne vitin 1989 kohe kur u ndertua edhe kinemaja e re e qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu