Në Divjakë vijon revolta kundër taksës për të hyrë në “Pyllin e Lirisë”, sic e quajnë tashmë ata parkun Kombëtar. Këtë të premte, 18 nentor, ata marshuan nga qendra e qytetit deri në vendin ku parashikohet të ngritet trau dhe thyen kabinën e pagesës se vendosur nga ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro.

Kabina e vendosur për të vjelur tarifën e hyrjes për të parkun Divjakë-Karavasta u thye nga banorët e zonës të revoltuar nga nisma.

Me sende të forta dhe gurë dëmtuan strukturën, që të enjten (17 nentor) e larguan nga rruga nacionale ku ishte vendosur me vendim të ministrisë së Turizmit, akt për të cilin kryetari i Partisë Demokratike Lushnje Eduart Sharka dhe 4 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Paraditen e 18 nentorit, për të dytën ditë radhazi u përplasën me efektivët e policisë lokale, në mbështetje të të cilëve kishin shkuar edhe Forcat Speciale.

Ministria e Turizmit tentoi ti qetësojë duke theksuar se taksa 50 lek do të aplikohet vetëm për turistët, por banorët e Divjakës kërkuan anulimin e projektit. “Kërkon të marrësh 5 lekë nga xhepi i këtij fukarai?! Tërhiqu sa më shpejt”

Të mbështetur edhe nga përfaqësues të partisë Demokratike të krah të tyre dhe socialistin Erjon Braçe, me komente online, thonë se nuk do të lejojnë tra në rrugën e parkut dhe plazhit të Divjakës. “Do të rikthehemi në momentin e parë që do të ketë ritentim të vendosjes së traut.

Protesta nisi para bashkisë Divjakë nga ku banorët marshuan në këmbë deri në mes të Parkut Kombëtar, ose sic e quajnë ata “Pylli i Lirisë”.