Deputeti i PD i Qarkut Gjirokaster, prof. Dr. Tritan Shehu, ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që të ndërpritet seanca plenare dhe të mblidhet konferenca e kryetarëve, për të marrë masë ndëshkimore ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ofendimeve që sipas tij ky i fundit adresoi ndaj opozitës.

“Që në një parlament të ketë mendime të ndryshme, debate dhe të forta, është normale, që opozita të ngrejë zërin më tepër dhe kjo ndodh, por që të isnultohet në këtë mënyrë opozita nga kryeministri është e pandodhshme dhe e papranueshme gjëkundi, të kalohen normat etike të dialogut dhe debatit dhe procedura nuk e lejon dhe ju takon juve të ndërprisni fjalën, kur kalon caqet kaq të rënda etike.

Qëparë kërkuat t’i ndërprisni fjalën Zhupës se doli nga rendi i ditës, ndërsa kur quhemi kope, budallenj e hajvanë, nuk ka dalë nga rendi ditës. Ç’është kjo?!

Është provokacioni më i rëndë që i bëhet opozitës, ndaj kërkoj të ndërprisni seancës dhe të kërkoni konferencën e kryetarëve dhe të merrni masë ndëshkimore për kryeministrin, e keni në rregullore, është e drejta juaj, unë bëj kërkesën time dhe i kërkoj dhe kryetarëve të grupeve parlamentare që të kërkojnë ndërprerjen e seancës dhe të merren masa ndaj Ramës për ofendime kaq të mëdha që na bëri të gjithëve, unë nuk ofendoj kurrë por as nuk pranoj të ofendohem”, deklaroi Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu