Analisti Arben Llalla ka folur për debatin që është ngritur rreth zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon duke thënë se deklarata e kryeministrit grek nuk është për Shqipërinë. Në një intervistë për Fax Neës, u shpreh se u bë një deklaratë e ngjashme edhe dy vite më parë, por u tërhoq nga Tsiprasi me presionin e Turqisë.

“Deklarata e kryeministrit Mitsotakis nuk është për ne pasi para 2 vitesh, këtë e ka deklaruar edhe ish ministri i jashtëm në qeverinë e Tsiprasit. Por duhet të themi që Shqipëria nuk mund të përdoret nga Greqia për luftë. Sepse Greqia ka problemet e saj me Turqinë rreth detit dhe kur deklarohen 12 milje, këto nuk janë gjëja më e madhe se edhe para 2 vitesh e deklaroi, por Tsiprasi e tërhoqi projektin e qeverisë me presionin e Turqisë nga parlamenti grek. Ndërsa tani, zoti Mitsotakis e çon në parlamentin grek zgjerimin 12 milje në detin Jon”, u shpreh Llalla.

Ndërsa kryeministrin Rama e cilësoi “skizofren” duke shtuar se nuk është asnjëherë transparent me popullin. “Do hyjë në histori si misionar i greqizimit të jugut të Shqipërisë”, u shpreh ndër të tera Llalla.

“Rama nuk ka bërë asnjë transparencë në marrëdhëniet me Greqinë, edhe kësaj radhe e gjetën nga mediat. Pra të mos na vërë na lojë Rama. Ai luan me ndjenjat shqiptare, luan me shtetin tonë. E kam quajtur gjithmonë skizofren se po na dëmton marrëdhëniet me fqinjët por edhe vetë shqiptarëve”, tha analisti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu