Pas grevës 24 orëshe të doganierëve të palës greke në Kakavijë, e cila dje shkaktoi radhë të gjata të automjeteve të transportit të mallrave, në pjesën greke, përsëri sot paraqitet e njëjta situatë por kesaj here ne pjesen shqiptare.

Sikurse shihet dhe nga pamjet e Jugulajm.net ka një radhë të gjatë kamionësh që janë në pritje për të kaluar kufirin. Greva u zhvillua për shkak se punonjësit e palës greke kërkuan rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës. Nderkaq emigrante shqiptare qe kane qendruar ne pritje ne Kakavije per gati 4 ore, shprehen te revoltuar per kete situate te krijuar artificialisht nga greket dhe nuk kane fshehur kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. 

Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu