Emigrantët shqiptarë që kishin ardhur për pushime, po kthehen masivisht drejt shtetit grek. Kjo vihet re nga radhët e gjata që janë krijuar në Piken Kufitare te Kakavijes që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Karvani i automjeteve që presin në radhë ka shkuar deri në 6 kilometra ne oret e mbasdites.

Qytetarët shqiptarë presin për orë të tëra për të bërë tamponin për Covid-19. Shteti fqinj e ka vënë me detyrim bërjen e tamponin në doganë për shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Me dhjetera qytetare me shtetesi greke apelojne per Jugulajm.net zgjidhjen e situates ne Kakavije pasi po shnderrohet ne nje katastrofe humanitare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu