Si cdo fundvit institucioni qe nuk prodhon kreativitet vecse spontanitet dhe shterpesi idesh QKF Gjirokaster, ka performuar turpin e radhes per femijet e Gjirokastres.

Behet fjale per te ashtuquajturin spektakel me rastin e festave te fundvitit qe u mbajt mbremjen e djeshme ne sheshin e Çerçizit. Femijet kane ripare edhe nje here te njejtat skena te shfaqura rendom ne pese vitet e fundit, te njejtin skenar, te njejtat fytyra dhe pa krativitet ne koncept dhe perberje te te ashtuquajturit spektakel. Bashkia e Gjirokastres trumbetoi per tre dite me radhe se do te shfaqej nje spektakel i vertete me ngjyra dhe larg skematizmave apo dhe klishese.

Por zhgenjimi ka qene teper i madh per ata qe paten fatin te denoheshin per te qene spektatore ne te ftohtin e acarte mbremjen e djeshme. Asgje me shume sesa ato qe jane shfaqur ne 5 vitet e fundit por me e keqja eshte se gjithcka u shfaq nen prezencen e kryebashkiakut Golemi i cili ne rastin me te mire ska qene i vemendshem dhe ne rastin me te keq, ka qene teresisht i ndergjegjshem per spektaklin qe i’u shit femijeve gjirokastrite si nje aktivitet i “arrirre”.

Ne fakt QKF qe prej pese vitesh eshte shnderruar ne nje çerdhe e mediokriteti, do ta mbaje kete nofke, deri sa Golemi te zgjohet dhe te nderhyje per t’a kthyer ne nje institucion kreativ qe te gjeneroje vertete profesionalizem dhe jo antikulture.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu