Qytetarë, aktivistë dhe operatorë turistikë kanë protestuar në qendër të Përmetit kundër kërkimeve për naftë dhe gaz natyror nga kompania “Shell Upstream Albania” në luginën e Vjosës dhe Dishnicës. Qytetarët konfirmojnë se kërkimi ka filluar në të gjithë luginën e Vjosës, afër qytetit të Përmetit, rreth 3 km larg nga qendra dhe mund të kenë një ose dy pika shpimi, të gjitha mbi zonën e burimeve, nga ku qyteti furnizohet me ujë.

Qytetarët konfirmojnë se shpimet kanë përfunduar, por këto janë shpime për sondime, çka do të thotë përdoret C4 ose tritol dhe me një shpërthim të kontrolluar, arrihet nëpërmjet sondave të matet vibrimi tokës për të kuptuar sa shtrihet pellgu i naftës. Ky projekt kërkim ka kaluar në mënyrë shumë të fshehtë sepse është bërë një lloj mbledhje pa informuar qytetarët që mund të ishin të interesuar-shprehen organizatoret.

Kompania Shell Upstream Albania aktualisht po punon me kontraktorë të kompanisë italiane GEOTEC S.p.A. Aktivistët konfirmuan se protesta do të përshkallëzohet dhe në ditët në vijim. Ndërkohë që dhjetëra qytetarë i janë bashkuar nënshkrimit të peticionit që ndalon ndërhyrjen për naftë në luginën e Vjosës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu