Ekspozitë dedikuar serisë së re të katmonedhave ishte aktivitet i zhvilluar nga Banka e Shqipërisë në qytetin e Gjirokastrës.
Përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, qytetarë dhe studetntë u informuan rreth pamjes së re të kartmonedhave të reja, elementët e sigurisë si dhe metarialin që është përdorur. Që prej shtatorit janë hedhur në treg rreth 2 milionë kartmonedha të prerjes 200 lekë si dhe 5000 lekë, ndërkohë priten të hidhen në treg edhe prerje të reja sic 10.000 lekeshe e që përbën inovacion për Bankën Shqiptare.
Sipas zv. guvernatores së Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi cdo 20-25 vjet të gjitha bankat qëndrore organizojnë hedhjen në treg të serive të reja të parave për të shtuar elementët e sigurisë, për t’i bërë më rezistente ndaj kohës, si dhe për tu përshtatur me teknologjinë moderne. Po sipas saj rinovimi i kartmonedhave kryhet duke ruajtur autenticitetin historik dhe tematikën e kartmonedhave të vjetra.
Kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve sipas znj.Minxhozi do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja deri në momentin e përfundimit të ciklit të tyre jetësor. Më shpejt do të dalë nga qarkullimi 200 lekshi pasi është prerje mjaft e konsumuar shtoi zv.gurvenatorja e Bankës së Shqipërisë.
Kartëmonedhat e reja me prerje 200 Lekë dhe 5000 Lekë, u hodhën në qarkullim më 30 shtator 2019 ndërsa u pritën pozitivisht nga qytetarët. Për të parën herë në Shqipëri është përdorur materiali polimerë që është rezistente si ndaj ujit ashtu edhe ndaj grisjes së tyre. Sa i takon pamjes fizike seria e re e kartmoedhave kanë prerje më të vogël se ato egzistuese, ndërsa ngjyra e përdorur është më moderne dhe e pranueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu