Prefekti i Qarkut te Gjirokastres Astrit Aliaj vlerësoi punën e bërë prej strukturave përgjegjëse në përballimin e situatës së krijuar e sidomos praninë e Kryeinspektorit Shkelqim Hajdari ne Piken Kufitare te Kakavijes mesditen e sotme.

Ne nje prononcim per mediat gjate mesdites se sotme ne Kakavije, zoti Aliaj ka vleresuar viziten e zotit Hajdari ne Gjirokaster i cili diten e sotme po inspekton nga afër situatën e krijuar nga virusi COVID-19. Nga ana tjetër zoti Hajdari u shpreh i kënaqur nga komuniteti i Gjirokastrës, i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë mëse i disiplinuar për të zbatuar me përpikmëri masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 bazuar në udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa u ndal te problematika që paraqet pika kufitare e Kakavies, ku janë paraqitur vetëm dje 170 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu