Kane mbi 12 orë qe presin ne pjesen shqiptare te Kakavijes, 35 shtetas shqiptare te cilet nuk po i’u lejohet hyrja per ne Shqiperi.

Koha e keqe me temperatura te uleta dhe me shi, kane detyruar autoritetet e Policise Kufitare te Kakavijes, te strehojne ne ambjentet e brendshme keta shtetas te cilet po perjetojne ditet e kiametit ne kushtet kur qendrojne te ekspozuar pervec rrezikut ndaj COVID-19, por edhe nga koha e keqe qe ka shoqeruar diten e sotme.

Deri ne keto momente shtetasit shqiptare mes te cileve nje grua e moshuar 80 vjecare dhe disa femije, po mbahen me ushqime fale dhembshurise se treguar prej drejtuesve te Policise Kufitare ne Kakavije nderkohe qe autoritetet qeveritare ne kryeqytet perfshire digasterin e shendetesise, nuk po reagojne per te celur driten jeshile nese do te qendrojne te izoluar te 35 shqiptaret, apo do te vijojne udhetimin e tyre ne qytetet prej nga vijne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu