Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet e kryera nëpër akset urbane dhe rurale të qarkut.

Gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Gjirokastër nuk është evidentuar asnjë drejtues mjeti që drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.

Janë vendosur në total 401 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

26 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

2 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

160 masa për parkime të gabuara;

150 masa për parakalime të gabuara;

63 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë bllokuar 2 mjete.

Policia Rrugore Gjirokastër falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.