Ka qene e tensionuar mesditen e sotme situata ne Bularat teksa perkujtohej JO-ja greke ne nderim te ushtareve greke te rene gjate konfliktit italo-grek ne vitet ’40”41.

Prinderit e Konstantinos Katsifas, nuk jane lejuar te shpalosin banderolen qe kishin pergatitur me portretin e djalit te tyre dhe ne sfond flamurin grek dhe vitin e lindjes dhe ate te vdekjes. Per Policine e Shtetit, ky veprim ka qene korrekt pasi mund te shkaktonte ngarkesa emocionale tek te pranishmit.

Vete prinderit e Katsifas, kerkonin qe ne ceremonine zyrtare ne varrezat e ushtareve greke ne Bularat, t’a shpalosnin banderolen duke i’u bere thirrje me shume personaliteteve te politikes dhe diplomacise greke te akredituar ne vendin tone per te zgjidhur dhe zbardhur sipas tyre, te verteten e vrasjes se Konstantinos Katsifas si sot nje vit me pare.

Forca civile policore, kane arritur te neutralizojne menjehere banderolen qe mbahej ne duar nga e ema dhe i ati i Katsifas dhe nderkohe qe reagimi nuk ka munguar me sharje karshi policeve te veshur civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu