Ne oret e mbremjes Policia Vendore e Gjirokastres, ka ngritur ne ajer kater drone te cilet do te monitorojne dhe filmojne te gjithe hapesiren jo vetem ne qytet por edhe ne zonat perreth tij.

Qellimi eshte identifikimi i personave qe shkelin moratoriumin e vendosur nga qeveria shqiptare per ndalim-qarkullimin e kembesoreve prej ores 17:00 te dites se sotme dhe deri ne oren 05:00 te se henes. Dronet jane leshuar sot demonstrativisht ne ajer nga qendra e qytetit te Gjirokastres ne nje kohe kur ne rruget e qytetit nuk shikoje kembe njeriu. Mesa duket ndergjegjesimi qytetar ka arritur kulmin pasi nuk ka qene prezent asnje kembesor apo dhe automjet pervecse punonjesve te Policise Rrugore, ato te rendit si dhe te Forcave te Armatosura.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia Vendore e Gjirokastres, dronet po filmojne dhe pamjet kalojne direkt ne serverin qendror te Policise se Shtetit nga ku dhe ne rast te evidentimit te ndonje shkelesi, ai zbulohet dhe me pas ndeshkohet sipas dispozitave qe njeh ligji ne raste emergjencash si ajo e COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu