Pas disa ditësh intensive kërkimesh në rjedhën e lumit Vjosa në të gjithë gjatësinë e tij, një grup shkencëtarësh të huaj, kanë dalë në përfundime impresionuese përsa i përket domosdoshmërisë së mbrojtjes së këtij lumi.

Ata kanë gjetur momentin të ndajnë me publikun shqiptar dhe të huaj, përfundimet e këtij studimi i cili tregon për sensibilitetin që duhet të ketë shoqëria shqiptare apo dhe organet shtetërore për këtë lumë që është i vetmi në Europë për nga karakteristikat që mbart. Sipas shkencëtarit austriak Fritz Shimmer grupi i ekspertëve kanë studiuar këto ditë degët e Vjosës në Tepelenë si lumi i Bëncës dhe i Shushicës ku rezultojnë të jenë shumë të rëndësishëm për mirëmbajtjen e të gjithë ekosistemit dhe nëse prishet një prej tyre i gjithë ekosistemi rëndohet dhe shkatërrohet.

Ndërsa profesor Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës thekson se është shumë e domosdoshme mosprekja e Vjosës pasi është një prej aseteve natyrore që duhet të mbrohet dhe jo të shfrytëzohet për qëllime të tjera pasi vetë ekosiostemi në të do të pësonte traumë. Aktiviteti në Tepelenë, për mbrojtjen e lumit Vjosa synonte të krijojë një impakt edhe më të madh në public për të sensibilizuar gjithkënd që është për mbrojtjen e vlerave natyrore të jugut të Shqipërisë.

Gati 30 shkencëtarë nga Austria, Italia dhe Shqipëria po vijojnë ndërkohë studimet e tyre të nisura 7 vite më parë, për të sjellë prova dhe fakte të reja që arsyetojnë mbrojtjen e Vjosës dhe shpalljen e saj Park Kombëtar, si një ekosistem lumor i rrallë në Evropë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu