Jemi ne vitin 2020 por ne vendon tone ka ende fshatra te cilet vuajne per piken e ujit.

Nje prej fshatrave ku uji mund te quhet luks eshte Shelqi ne Bashkine e Kelcyres. Banoret e ketij fshati malor, jane ngritur ne proteste mesditen e sotme duke kerkuar nga autoritetet e bashkise dhe personalisht nga kryebashkiaku Klement Ndoni, furnizimin me uje te banoreve te ketij fshati.

Uji i pijshem prej kohesh i ka kaluar fshatrave perreth dhe rrjedhimisht banoret kane ngelur te ekspozuar karshi mungeses se tij. Prej 5 vitesh banoret shprehen se furnizohen me uje nga perroi i fshatit i cili eshte i ndotur. Ata kerkojne zdhidhjen e problemit jetik nga Bashkia e Kelcyres per te cilen thone se kane shkuar dhe jane ankuar por deri tani nuk kane marre udhen e zgjidhjes.

Banoret kane kercenuar me intesifikimin dhe format e protestes nese Klement Ndoni kryetari i Bashkise Kelcyre, nuk do te nderhyje per zgjidhjen e ketij problemi jetik. Fshati Shelq ndodhet vetem 10 km larg qytetit te Kelcyres dhe ka banohet nga 70 banore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu