Eshte çelur nga nxenesit e Shkolles së Mesme Artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër ekspozita: “Nje çast krijimi”.
Me mbi 60 punime te nxenesve ekspozita ka terhequr vemendjen e qytetareve gjirokastrite.

Amarildo Refati eshte nje nga piktoret e rinj pjesmarres i cili thote se ka ardhur nga Ksamili per te studiuar ne kete shkolle, ndersa synon t’a vazhdoje rrugetimin e tij ne kete fushe te artit.

Piktori dhe mesuesi prane kesaj shkolle Ertil Bello thote se keto ekspozita jane nje mundesi e mire per promovimin e te rinjve.

Drejtori i shkolles Bujar Dudumi thote se ekspozitat dhe aktivitete te tjera me qellim nxitjen e te rinjve dhe pasqyrimi i talenteve te tyre do te jene te herpashershme.