Struktura të rëndësishme arkeologjike, janë zbuluar gjatë punimeve në Sheshin “Cerciz Topulli” në Gjirokastër.

Mure foritfikuese mesjetare, gjurmë të qeramikës, materiale skeletore që sipas specialistëve i takojnë shek XVII fillim shekulli XVIII kanë dalë në dritë prej disa ditësh, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të punimeve në atë, që quhet ‘Rilindja Urbane’ në qendrën muzeale të Gjirokastrës sic është ky shesh.

Dosja me të dhënat e gjetura ka shkuar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë i cili do të përcaktojë rëndësinë e zbulimit dhe masat që duhet të merren.

Më herët, puse mesjetare të dala në thellësi nga punimet në këtë shesh, u mbuluan nga firma kontraktore që po ndërmerr rikonceptimin e sheshit i cili do të jetë tërësisht për këmbësorët, ndërkohë që do të ketë parkim të nëndheshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu