Duket se shtetrrethimi per drejtuesit e automjeteve eshte marre me sportivitet, nderkohe qe pasojat kane rene vetem tek ta.
Informacionet nga Policia Rrugore e Gjirokastres konfirmojne per Jugulajm.net se ne 24 oret e fundit, jane ndeshkuar me heqje patente 5 persona te cilet qarkullonin pa arsye bindese neper akset e Gjirokastres. Keta persona kane qene kryesisht te rinj dhe se motivi i qarkullimit te tyre ne qytet nuk ka qene bindes.
Kujtojme ketu qe Policia e Shtetit ne kuader te masave te ndermarra ne luften kunder COVID-19, mes te tjerash penalizon edhe te pabindurit qe qarkullojne me automjetet e tyre pa patur nje arsye te forte.