Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme fermerët në Lushnje e Divjakë, me të cilët ka diskutuar edhe vështirësitë me të cilat hasen çdo ditë. Një prej tyre tha se kishte dëgjuar se Basha fle gjumë, por sipas tij, kjo nuk i ka rezultuar e vërtetë.

Kam dëgjuar nga njerëzit që kryetari Basha fle gjumë, po nuk qenka kështu-i tha qytetari, ndërsa e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e liderit opozitar. E menjëhershme ka qënë edhe kundërpërgjigja e kryedemokratit, i cili është përgjigjur se socialistët punë quajnë vetëm vjedhjen.

Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe këta thonë fle gjumë-deklaroi Basha, duke i’u referuar mazhorancës dhe duke i akuzuar për vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu