Të 80 pelegrinët nga Greqia pas ceremonisë përkujtimore në Këlcyrë dy më parë, kanë zhvilluar të njëjtën ceremoni edhe në varrezat e ushtarëve grekë në Bularat të Gjirokastrës.

Ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë në Bularat ka qenë një meshë e thjeshtë e shoqëruar edhe më himnin grek për të nderuar kështu të ushtarët grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është viti i pestë rradhazi ku familjarë të ushtarëvë të rënë në këtë luftës, si dhe ish ushtarakë në pension vijnë në Shqipri për të zhvilluar këto ceremoni përkujtimore. Peligrinët kanë vizituar varret e ushtarëve grekë me radhë. Ish gjenerali grek në pension Jorgos Geordiadis ka preferuar që këtë ceremoni ta mbajë larg politikës për të respektuar ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke të vititi 1940-1941.

Geordiadis tha se në varrezat e Bularatit gjenden 59 eshtra të ushtarëve të cilat kanë egzistuar më parë, 100 eshtra të reja janë shtuar vitin e kaluar ndërkohë që 128 ishin prezentë por të pa identifikuara.

Jemi sot në varrezat ushtarake të Bularatit ku gjenden 59 eshtra të ushtarëve të vjetra plus 100 të reja që janë shtuar vjet plus 128 që ishin prezent por të pa identifikuara, zhvilluam të njëjtën ceremoni fetare që zhvilluam edhe dje, kështu respektohen të rënët në Greqi. Egzekutuam himnin e Greqisë folëm pak për historinë që ka ndodhur në 1940 pasi ishte edhe një zotëri nga fshati që na tha edhe disa të dhëna të tjera, më shumë nga sa dinim ne. Është kënaqësi e madhe imja që gjendem këtu dhe u rigjetëm prapë në të njëjtin vend, kishim edhe 2 familjarë me vetë që qanin sepse babai i tyre është vrarë në 1941, për tjetrin babai i tij ka luftuar në vitet 1931-1937. Lufta që është bërë mbi Ballaban ka qenë një përballje midis 3000 ushtarëve grekë dhe ndoshta mbi 5000-6000 ushtarëve italianë. Ikim sot nga vendi juaj të kënaqur sepse i kryem ceremonitë përkujtimore që donim ne dhe shpresojmë të ritakohemi-u shpreh Georgiadis.

Peligrinët më pas kanë shkuar në shkollën e mesme të fshatit ku kanë dhuruar lapsa, stilolapsa, topa futbolli e basketbolli, kompjutera, skaner dhe fotokopje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu