PD Gjirokaster i ka ardhur ne ndihme komunitetit rom ne Gjirokaster me asistence ushqimore.

Dhjetera pako me ushqime te shportes, u jane shperndare familjeve me te varfera rome qe perqendrohen ne lagjen “Zinxhira”. Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko shoqerohej ne aksionin e sotem human, nga kreu i Forumit te Gruas se PD Gjirokaster Matilda Koca. Ne kushtet kur pushteti vendor ne Gjirokaster ka qendruar indiferent karshi kesaj shtrese me te vobekte ne shoqeri, ne gjykuam si PD t’u vijme sadopak ne ndihme atyre me ushimet bazike qe permban shporta-eshte shprehur zoti Aliko.

Ky i fundit ka apeluar tek drejtuersit vendore dhe tek qeveria qendrore, qe te bejne sa me shume ne mbeshtetje te familjeve te vobekta e sidomos tek familjet rome qe deri me sot kane ndjere mungesen e perkujdesjes nga ana e qeverise qendrore dhe vendore.

Ne si PD Gjirokaster, do te jemi ne krahe te ketyre familjeve qe kerkojne sot me shume se kurre mbeshtetje jo vetem morale e mjekesore, por edhe ushqimore pasi jane kerkesa jetike-eshte shprehur Aliko duke shtuar me tej se deri me tani pushteti vendor ne te shtate bashkite e qarkut, ka operuar me listat partiake per asistence ushqimore tek familjet, nderkohe qe sipas tij, keto kritere politike, nuk kane vend ne emergjencen e sotme humane qe ka pllakosur vendin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu