Drejtuesi Politik i Qarkut Gjirokaster i PD Prof.Dr. Tritan Shehu, ka kontaktuar sot me kreret vendore demokrate te Qarkut Gjirokaster, si dhe te seksioneve dhe grupseksioneve.

Takimi ka celur praktikisht fushaten elektorale te demokrateve ne qarkun e jugut ku kandidatura e zotit Shehu tre dite me pare u shpall nga kreu i PD Lulzim Basha per te qene kryesues i listes se kandidateve per deputete.

Fillimisht takimi eshte celur nga kryetari i PD Gjirokaster Dasho Aliko i cili vleresoi emerimin e doktor Tritanit si drejtues politik ne Qarkun jugor cka eshte nje prej figurave themelore te PD dhe nje kandidature per te udhehequr PD ne fitore ne zgjedhjet e 25 prillit. Te gjithe te pranishmit kane mbeshtetur zotin Shehu si nje figure e spikatur dhe qe i ben nder Gjirokastres.

Nderkaq vete zoti Shehu u shpreh optimist per rezultatin zgjedhor qe do te arrije PD ne 25 prill ne Qarkun e Gjirokastres duke i paraprire ndryshimit te madh qe po vjen ne vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu